18 Qershor, 2018 - 3:00 pm
Jahz, është një fotograf francez i cili realizon fotografi të vendeve të braktisura.
Gjatë tërë karrierës, ai ka vizituar vende të ndryshme të botës. Nga të gjitha vendet e braktisura, ai ka vizituar edhe Kështjellën Miranda. Duke i realizuar fotografitë dhe duke mbledhur informacione, ka deklaruar se është kështjella më e bukur e braktisur në botë, transmeton Koha.net.
Kështjella Miranda është ndërtuar në shekullin e 19-të, në një provincë në Namur të Belgjikës.
Por që nga tetori i 2017-ës, Kështjella është shkatërruar plotësisht dhe pak herë vizitohet.
Kështjella u ndërtua nga arkitekti Edward Milner.
Kështjella është bosh që nga viti 1991, pasi shpenzime për ta ringjallur janë tejet të mëdha dhe kërkesa për investitorë ka dështuar disa herë./ KultPlus.com