Keza, kësula e gruas arbëreshe

23 Tetor, 2020 - 4:28 pm

Në kulturën arbëreshe veshjet e ceremonialit dhe elemente e tyre shoqërues janë një pasuri e rrallë. Secilit detaj i kushtohet një vëmendje e madhe, si në krijim ashtu dhe në mirëmbajtje.

Një element i tillë i rrallë për etnografinë është edhe kësula, ose si njihet gjerësish tek arbëreshët “Keza”.

Zakonisht është një kësulë me ngjyrë të kuqe ose të gjelbër prej mëndafshi a prej kadifeje, e qëndisur me fije ari, që e vënë nuset arbëreshe ditën e dasmës dhe në raste festash.

Sipas Jeronim De Radës, “Keza është diadema që vërehet në krye të vashës shqiptare ditën e martesës dhe të cilën e mban mandej si nënë në familje, si grua burri dhe si zonjë shtëpie”. / KultPlus.com

Të ngjajshme