25 Janar, 2024 - 9:00 am
Kisha e Manastirit të Rubikut, e shpallur Monument Kulture, Kategoria l, në vitin 1973 ka shërbyer si abaci benediktine në fillesat e saj dhe kuvend françeskan më vonë.
Në këtë kuvend kanë qenë dhe fillesat e shërbimit të At Gjergj Fishtës si frat. Përveç Fishtës, në kuvendin françeskan ka qëndruar dhe punuar edhe At Shtefan Gjeçovi.
Drejtoria rajonale e trashëgimisë kulturore Shkodër përcolli foton e mjeshtrit të dytë të dinastisë Marubi. Në të dallohet Fishta dhe padër Anton Harapi dalë pranë këmbanores së manastirit.
Fotoja, sipas DRTK Shkodër dëshmon dhe meremetimet që u bënë në pasurinë kulturore në fillim të viteve ‘30 të shekullit të kaluar. / KultPlus.com