26 Qershor, 2019 - 4:11 pm
Ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku, në një postim në rrjetin social Instagram, përmes një fotoje ka treguar bukuritë panoramike të Rahovecit, ku peizazhi, vreshtat e verës dhe një bukuri e natyrës së pjesës rurale të Rahovecit, ka bërë që Ambasadorja ta bëjë një krahasim me qytetin e bukur të Toskanës, e duke e cituar “Kjo nuk është Toskana, ky është Rahoveci“
Vlora Çitaku, por edhe personat e tjerë publik në vendin tonë, tash e sa kohë, përmes postimeve në rrjetët sociale gjithashtu bëjnë thirrje që të vizitohet Kosova, për të parë të gjitha këto bukuri të natyrës kosovare.