13 Maj, 2019 - 3:00 pm
Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini, Sporte, Inovacion dhe Ndërmarrësi, ka shqyrtuar raportin vjetor të Këshillit të Kosovës për Trashëgimi Kulturore, raporton Ekonimia Online.
Isuf Koci nga Këshilli i Kosovës për Trashëgimi Kulturore, tha se situata e njëjtë në këtë institucion po vazhdon ende, pasi që ata nga 23 korriku i 2018-tës përballen me mungesë të anëtarëve të bordit, gjendje kjo e cila sipas Kocit është një sfidë për ta.
“Raporti i KKTK-së është pasqyrë e përgjithshme punëve që ne si institucion kemi realizua gjatë 2018 ne nuk jemi të kënaqur me gjendjen që ndodhet KKTK-ja.KKTK deri më 23 korrik të 2018 ka qenë në përbërje të plotë të anëtarëve të bordit, por afati ka skaduar dhe tani ne funksionojmë pa anëtarë të bordit që nga ajo periudhë. Kemi pasë sfida të mëdha brenda institucionit sic janë mos bashkëpunimet e institucioneve me ne”.
Ai tha se këtë vit, shteti ka shpenzuar rreth 20 milionë euro për trashëgimi kulturore.
“Raporti konstaton se për trashëgimi kulturore janë shpenzuar rreth 20 milionë euro nga buxheti i Kosovës. Bazuar në këtë raport nëse e krahasojnë punën e KKTK-së në vitin 2018 me një vit më parë këtu përshkruhen shumë aktivitete që janë pozitive”, tha deputeti Ismail Kurteshi.
Koci shtoi se prej vitit 2010 Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, nuk i ka dërguar projektet për vlerësim në Këshillin e Kosovës për Trashëgimi Kulturore.
“Prej 2010 Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sportit, nuk i ka dërguar projekte për vlerësim KKTK-së ne i kemi të gjitha shkresat që i kemi dërguar të gjithë ministrave të Kulturës që nga 2010 për dorëzim të projekteve por nuk kemi marrë kurrë përgjigje. Ne nuk kemi arritur me nxjerrë përfundime të raporteve për shkak të mungesës me KKTK-në dhe konsideroj që nëse do kishim një bashkëpunim mes institucioneve do kishim një gjendje më të mirë. Kur ne por raportojmë për gjendjen aktuale në KKTK duket që dikujt nuk po i pëlqen”. / KultPlus.com