27 Shtator, 2019 - 2:00 pm
Kolonja do të festojë të dielën Ditën Kombëtare të Trashëgimisë Kulturore nga ora 08:00 deri në 22:00 të mbrëmjes.
Kryeministri Edi Rama ka ftuar të gjithë qytetarët që të bëhen pjesë e kësaj feste, ku do të ketë plot aktivitete argëtuese dhe mund të shijohen bukuritë dhe traditat më të mira të kësaj zone.
“Mirëmëngjes dhe me këtë ftesë të Bashkisë së Kolonjës që të dielën, në Ditën Kombëtare të Trashëgimisë Kulturore, mirëpret me plot aktivitete argëtuese këdo që ka dëshirë të shijojë bukuritë dhe traditat më të mira të kësaj zone, ju uroj një ditë të mbarë”, shprehet Rama.
Kolonja në Ditën Kombëtare të Trashëgimisë Kulturore feston 14 orë aktivitete, ku do të ketë promovime libri, panair të produkteve bio, panair të artizanatit, panair i zahireve.
Gjithashtu do të ketë një ekspozitë fotografike nga fotografi kolonjar Dhimitër Vangjeli, si edhe animatorë të ndryshëm.
Në fund do të ketë një spektakël të madh në mbyllje në Sheshin “Rilindja”./atsh / KultPlus.com