27 Shtator, 2023 - 12:00 pm
Kompleksi Memorial i Isë Boletinit në Mitrovicë dhe Shtëpia e Katarina Josipit në fshatin Zym të Prizrenit po i hapin dyert për komunitetin.
Për mirëmbajtjen dhe menaxhimin efektiv të këtyre aseteve, janë përzgjedhur dy organizata përfituese përmes thirrjes publike të MKRS-së për funksionalizimin e monumenteve të trashëgimisë kulturore.
Sipas MKRS-së, përmes kësaj mbështetjeje, e para ndonjëherë, organizatat përkrahen financiarisht për tri vite.
“Kjo do të sigurojë program të pasur kulturor. Gjithashtu, trashëgimia kulturore do të shfrytëzohet si mjet për kohezion shoqëror si dhe për zhvillim të qëndrueshëm shoqëror dhe ekonomik.
Rezultatet e thirrjes: https://shorturl.at/ouBQ4”, ka njoftuar MKRS. / KultPlus.com