17 Nëntor, 2020 - 4:45 pm
Kulla e Sokol Dedës është një kullë tipike shqiptare, ndodhet në pjesën e sipërme të fshatit Vishnjevë komuna e Gucisë. Ka një pozicion të mirë. Është ndërtuar në vitet 1891/92 nga Sokol Deda Curanaj, tregon shkrimi në kullë. Tani pronar i kullës është Pjetër Prëka, nipi i Sokol Dedës.
Në të gjitha kullat e Plavës-Gucisë pllaka me shkrim është e vendosur në murin mbi derën. Tek kulla e Sokol Dedës është ndryshe. Pllaka me shkrimin në gjuhën Otomane është vendosur në murin e katit të dytë afër çardakut. Çardaku ka 8 dritare të vogla, katër nga Jugu dhe katër nga veriu. Me të vërtet nga kulla e Sokol Dedës neper kto dritare shifet nji pejzash i paharrueshëm i krejt lugut të Plavës dhe Gucisë.
Kullën e kanë ndërtuar Dibranët. Është ndërtuar për 3 vite. Çdo vitë nga nji kat.
Kulla ka 40 dritare të vogla për mbrojtje ( dritare për pushkë, frangji) dhe në kohën e ndërtimit ka qënë nji kala që nuk ka mujtë të zaptohet dhe ka qënë e pajisur me të gjitha elementet tradicionale. Kjo është nji nder kullat ma të bukura e luginës Plavë-Gucisë./indeksonline/ KultPlus.com