18 Mars, 2019 - 1:30 pm
Komiteti i Helsinkut për të Drejtat e Njeriut në Serbi, i drejtuar nga Sonja Biserko, njëra prej aktivisteve më të zëshme dhe dokumentueseve më të mëdhenj të dhunës ndaj shqiptarëve në vitet 90-të, edhe këtë vitë organizon dy seminare në mars dhe prill për të rinjtë nga Kosova dhe Serbia.
Pjesë e programit Kultura Përtej Kufijve, seminarët e quajtur Intercultural Icebreakers (Akyllthyesit Ndërkulturor) ofrojnë mundësi të pjesëmarrjes për artistët e rinj dhe ata të cilët janë të interesuar në arte dhe aktivizëm.
Programi tubon 16 të rinj nga Kosova dhe Serbia. Së pari organizohet udhëtimi studimor prej nëntë ditësh dhe gjatë kësaj kohe pjesëmarrësit do të qëndrojnë në Beograd dhe Prishtinë, si dhe do të vizitojnë Novi Sadin dhe Prizrenin. Gjatë seminarit të dytë i cili do të zgjasë pesë ditë, grupi do të zhvilloj një ekspozitë ose eveniment publik i cili do të organizohet në dy qytete. Lloji i evenimentit varet nga profili i pjesëmarrësve.
Komiteti i Helsinkut dëshiron të kontriboj në ringjalljen e raporteve të krijuara në të kaluarën përmes shkëmbimeve kulturore, por edhe përmes krijimi të rrjeteve të reja të grupeve të të rinjëve, atyre akademike dhe artistike, mediave dhe shoqërisë civile nga Serbia dhe Kosova. Idea është që pjesëmarrësit nga Kosova dhe Serbia të njihen me temat siç janë të drejtat e njeriut, kultura, inter dhe multikulturalizmi, zgjidhja e konflikteve përmes artit dhe kulturës popullore, art si mjet i ndryshimit shoqëror, kultura e rezistencës etj.
Përpos ligjerimeve mbi këto tema, pjesëmarrësit do të kenë punëtori gjatë së cilave do të krijojnë aktivitete të ndryshme të cilat do të sponsorizohen nga programi (siç janë shfaqjet e shkurtëra, filmat, ekspozitat dhe ngjashëm) me synim të promovimit të respektit, mirëkuptimin dhe tolerancës. Në këtë mënyrë, programi i përkrah artistët e rinj nga të dy vendet që do kontribojnë në thyerjen e paragjykimeve dhe stereotipeve përmes punës së përbashkët. Gjithashtu synohet ndërtimi i raporteve të mira ndërfqinjësore në mes të Kosovës dhe Serbisë.
Gjatë vizitës studimore, pjesëmarrësit do të kenë mundësi të vizitojnë institucione dhe organizata të ndryshme në Beograd, Prishtinë, Novi Sad dhe Prizren, për të parë programet ekzistuese në fushën e artit dhe kulturës si dhe të njihen me bashkëpunimin në të kaluarën. Gjithashtu do të kenë edhe eveniment të ndryshme kulturore gjatë seminareve.
Organizatorët do të mbulojnë të gjitha kostot e akomodimit, ushqimit, udhëtimit, materialit të punës dhe vizitave në ngjarje kulturore për të gjithë pjesëmarrësit e seminarit.
Profili i pjesëmarrësve:
Programi është i krijuar për të rinjtë nga Kosova dhe Serbia të cilët:
Janë të moshës 18 deri 30 vjeç.
Janë aktiv në fushën e artit dhe të kulturës.
Janë student apo kanë studiuar ndonjë degë të kulturës apo artit, apo fakultete tjera të fushës së historisë së artit, letërsisë, sociologjisë apo fushave të tjera të ngjashme.
Janë të motivuar për të fituar njohuri të reja mbi kulturën e rezistencës, interkulturalizmin, multikulturalizmin, të drejtat e njeriut, etj.
Duan të takohen dhe të bashkëpunojnë me kolegët nga Kosova dhe Serbia.
Mund të komunikojnë në gjuhën angleze.
Aplikacionin e aplikimit për pjesëmarrje mund ta gjeni në këtë vegëz