15 Korrik, 2020 - 12:28 pm
Sipas biografëve të Mufit Libohovës, ka qenë pikërisht ai që ka propozuar emrin Lek gjatë kohës që ushtronte detyrën e ministrit të Financave.
Mufit Libohova ose Mufit Bej Libohova, lindi në vitin 1876 dhe vdiq në vitin 1927. Rrjedh nga oxhaku i vjetër i familjes Libohova që për shumë kohë gjatë Perandorisë Otomane kanë sunduar Janinën.
Ka qenë kryeministër i Shqipërisë në një periudhe të shkurtër gjatë viteve 1913 – 1914.
Ishte pjesë e shtetit shqiptar nga 1912 e gjer në vdekje, si ministër i Drejtësisë, ministër i Punëve të Brendëshme, ministër i Financave dhe ministër i Punëve të Jashme. Gjithashtu ishte themelues i Bankës së Shqipërisë.
Ka lënë një numër veprash me përmbajtje historike e juridike. /dita/ KultPlus.com