24 Prill, 2020 - 3:00 pm
Vendndodhja e Göbeklitepes (ose Göbekli Tepe) ka pasur fatin në fatkeqësi. Që nga viti 1963, arkeologët nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kanë zbuluar këtë vend vetëm 15 kilometra larg qytetit Shanliurfe (Urfe) në juglindje të Turqisë.
Për shkak të formave të gurit të ngjashëm me kryqin dhe hulumtimit të pamjaftueshëm kanë menduar që me siguri i takon varrit bizantin apo kryqtarëve të cilët gjatë shekullit të mesëm kanë bredhur gjerë e gjatë në rrugën deri në “Tokën e shenjtë”.
Tridhjetë vjet më vonë, arkeologu gjerman Klaus Schmidt i cili ka hulumtuar këtë rajon, ka vendosur që sërish t’ia hedhë një sy vendit të braktisur në bashkëpunim me Muzeun Arkeologjik të Shanliurfes.
Kur është zbuluar rëndësia e tij e vërtetë, lajmi ka shkaktuar habi të plotë – është gjetur tempulli më i vjetër në botë, më vjetër se cilido qoftë para tij, ndërkaq historia e gjinisë njerëzore dhe e fillimeve të tij në Mesopotami është dashur që të revidohet.
Disa herë, vjetërsia e mbetjeve është verifikuar me ndihmën e karbonit radioaktiv C-14, dhe çdoherë është marrë i njëjti rezultat – tempulli daton nga koha prej rreth 11.500 vjetëve.
Në studimet e përbashkëta të Institutit Gjerman Arkeologjik në Berlin dhe Muzeut të Şanlıurfa-s, studime këto që zgjasin që nga viti 1995, janë gjetur gurë në formë të kafshëve të egra që ngjasojnë “T”-së, të gjata 3-6 metra dhe të rënda 40-60 tonë.
Gjatë gërmimeve janë gjetur dhe mbetjet e tempullit më të vjetër në botë, mbetje të larta 8-30 metra dhe me forma rrethore dhe drejtkëndore. Gjithashtu janë gjetur dhe vepra të llojllojshme historike si statuja 65 centimetërshe të njeriut.
Në mesin e strukturave rrethore të Gobeklitepesë, diametri i të cilave shkon deri në 30 metra, janë zbuluar 2 obeliskë prej gëlqerori të fortë të periudhës neolitike me trajtën e germës “T” dhe me lartësi 5 metra.
Për më tepër, në këtë zonë janë konstatuar edhe tempuj të tjerë që presin të shohin përsëri dritën e diellit.
Gërmimet arkeologjike në Gobeklitepe vazhdojnë për të zbardhur të panjohurat rreth ndërtimit të kësaj qendre besimi dhe jetës së njerëzimit në atë periudhë shumë të hershme të historisë.
Gobeklitepe është shtuar në Listën e Trashëgimisë Botërore të #UNESCO-s.