Ky është vendimi i Bashkimit Evropian për ndryshimin e orës

4 Mars, 2019 - 10:49 pm

Bashkimi Evropian ka ndërmarrë hapa shtesë për të shfuqizuar llogaritjen e kohës së verës dhe dimrit.

Komiteti i Parlamentit Evropian votoi sot me 23 vota për dhe 11 kundër ndalimit të lëvizjes së orës që kishte ndodhur për dekada në baza vjetore, në pranverë dhe në vjeshtë, transmeton AP, përcjell albinfo.ch.

Mbetet për deputetët të vendosin se çfarë ore – verore apo dimërore – do të miratohen në të ardhmen, ndërsa në BE ka ndryshime në lidhje me cilën nga këto dy orë duhet të bëhet standard.

Shumë shtete anëtare kanë krijuar një ndryshim në kohë gjatë krizës së naftës në vitet 1970 si një përpjekje për të kursyer energji.

Që nga viti 1996, të gjitha vendet e BE-së ndryshojnë orën në të njëjtën kohë.

Propozimi tani shkon përpara Parlamentit Evropian dhe parlamenteve të shteteve anëtare të Bashkimit Evropian. 

Të ngjajshme