7 Dhjetor, 2018 - 11:41 am
Ministria e Kulturës, Rinise dhe Sportit në përputhje me mandatin e saj ligjor dhe aktet tjera që rregullojnë fushën e trashëgimisë kulturore, në vazhdimësi është e përkushtuar në ruajtjen dhe mbrojtjen e trashëgimisë kulturore në tërë territorin e Republikës së Kosovës.
Krahas kësaj dhe në përputhje me objektivat strategjike, një rendësi të veçantë i kushton edhe promovimit të trashëgimisë kulturore. Në vazhdën e përpjekjeve për të kompletuar inventarin, studimet, hulumtimet dhe interpretimet në fushën e trashëgimisë kulturore me theks te veçantë të asaj jo materiale dhe promovimit gjithsesi, ka mbështetur punën e Komisionit Ndërqeveritar për Eposin e Kreshnikëve , me theks te veçantë punimin e filmit dokumentar për Eposin e Kreshnikeve.
Dosja për Eposin e Kreshnikeve është punuar në përputhje me kriteret ndërkombëtare dhe bazuar në dispozitat e Konventës për Ruajtjen e Trashëgimisë Kulturore Jo materiale kurse është hartuar nga grupi i specialisteve me eminent të Kosovës dhe Shqipërisë , Prof. Dr. Zymer Neziri, Prof. Dr. Shaban Sinani dhe akademik Vaso Tole.
Filmi dokumentar është punuar nga regjisori Orhan Kërkezi në bashkëpunim me specialistet e sipërpërmendur. Në kuadrin e filmit dokumentar të Eposit dhe të folklorit burimor në fokus është instrumenti muzikor Lahuta, që përfaqëson akretipin më të lashtë të veglave kordofone me hark të kontinentit evropian dhe që shoqëron këngët e kënduara.
Qëllimi i përfshirjes se Eposit te Kreshnikeve në Listën e Përfaqësimit të Trashëgimisë Kulturore Shpirtërore të UNESCO-s ka qenë dhe do të mbetet si i tillë, pra përfshirje e monumentit më të lashtë të etnokulturës si një nga shtyllat kryesore të trashëgimisë jo materiale dhe një nga pikat më të ndritshme evropiane dhe botërore. I kategorizuar si i tillë ka dhe do të ketë për qëllim respektin e vazhdueshëm ndërmjet komuniteteve, grupeve e individëve si dhe do te promovonte respektin për diversitetin kulturor.
Për shkak të rrethanave të asaj periudhe, parashtrimi për Eposin e Kreshnikeve në UNESCO nuk ka ndodhur sikundër qe është aspiruar fillimisht anëtarësimi i Kosovës për të ndjekur tutje procedurat e rregullta. Në këtë relacion, MKRS-ja ka dhënë dhe statusin ligjor për Eposin e Kreshnikeve në kuadër te Listës se Trashëgimisë Kulturore nën kategorinë e V-të Trashëgimia Shpirtërore