7 Janar, 2018 - 12:07 pm
Nga Aurenc Bebja
Gazeta franceze, “Le Temps”, ka botuar, të premten e 7 prillit 1939, në faqen n°2, lajmin e lindjes së princit trashëgimtar të shqiptarëve, Leka Zogu.
Blogeri Aurenc Bebja, nëpërmjet faqes së tij “Dars (Klos), Mat – Albania”, sjell, për lexuesin shqiptar, detajet e asaj dite tepër të veçantë për Mbretin Zog dhe Mbretëreshën Geraldinë :
Shqipëri
Lindja e princit trashëgimtar
Telegram nga Tirana :
“Mbretëresha Geraldinë, të mërkurën në mëngjes, në orën 3:30, solli në jetë princin trashëgimtar.
Mbreti Zog i dërgoi popullit një mesazh të bashkënënshkruar nga presidenti i këshillit dhe nga të gjithë anëtarët e qeverisë.
Stacioni i Radio Tiranës njoftoi të gjithë Shqipërinë për lajmin e lumtur, pastaj transmetoi himne patriotike dhe këngë popullore.
Në orën 8:30, prefekti i kryeqytetit mbajti një fjalim shumë të duartrokitur, i cili u pasua nga gëzime patriotike.
Në të gjithë qytetin dëgjoheshin himne patriotike, të kënduara me entuziazëm nga populli i tërë. Ky i fundit, kaloi pikat e kontrollit, hyri në rezidencën mbretërore për të kërkuar mbretin.Mbreti Zog u shfaq në ballkon, i emocionuar nga ky manifestim spontan i turmës.
Mbreti, i rrethuar nga familja mbretërore, priti pastaj presidentin e këshillit dhe anëtarët e qeverisë, si dhe një delegacion parlamentar, i cili erdhi t’i paraqesë atij urimet e kombit.
5 prilli u shpall festë kombëtare.”/ KultPlus.com