Liqenet akullnajore në malin e Valamarës, bukuri që prekin qellin (FOTO)

22 Tetor, 2021 - 9:22 pm

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro Furxhi solli sot pamje nga liqenet akullnajore në malin e Valamarës.

Ministrja Kumbaro publikoi pamje të mrekullisë malore të trevës Pogradec, Gramsh dhe Korçë.

“Të sigurtë që i keni parë gjithë bukuritë e Pogradecit? Janë të pafundme  Dhjetëra liqene akullnajore i gjeni në malin e Valamarës që bashkon Pogradecin, Gramshin dhe Korçën në mbi dy mijë metra lartësi”, shprehet ajo.

Pogradeci nuk ka vetëm liqenin, por edhe destinacione turistike malore ku gjenden dhjetëra liqene akullnajore në malin Valamara, një nga destinacionet e preferuara të turistëve.

Valamara është mal me lartësi 2373 m në kufirin midis rrethit të Korçës, atij të Gramshit dhe të Pogradecit. Në veri kufizohet me Gurin e Topit.

Ka forma të shumta të relievit akullnajor dhe liqene akullnajore mbi 1600 m. Në shpatin lindor buron lumi Shkumbin, kurse në atë perëndimor dhe juglindor, Devolli.

Bimësia përbëhet nga pyje ahu e pishe në pjesën e ulët dhe nga kullota të pasura verore në pjesën e sipërme./atsh/ KultPlus.com

Të ngjajshme