Lutfi Haziri: Unë nuk e kam zhvendosur shtatoren “Partizani i plagosur”

11 Nëntor, 2017 - 9:12 pm

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri ka reaguar më në fund për largimin e shtatores ne Gjilan, shkruan KultPlus.
Lutfi Haziri ka thënë se ai nuk e ka zhvendosur shtatoren, por këtë zhvendosje e ka bërë Idriz Seferi.

Unë nuk e kam zhvendosur “Partizanin e Plagosur” por është kreshniku i Karadakut, Idriz Seferi dhe mijëra kryengritës shqiptarë sepse me sakrificën e tyre, nuk kanë mund ta durojnë që të qëndroj në atë vend të shenjtë. Duhet ta ritheksojmë se ka qenë Mulla Idriz Gjilani, i cili, është kryengritur kundër ideologjisë partizane, kufoma e të cilit është djegur po nga ata! LH./KultPlus.com

Të ngjajshme