15 Prill, 2019 - 9:15 pm
Një zjarr i madh ka përfshirë pasditen e sotme katedralen e famshme të Notre-Dame në Paris.
Zjarrfikësit thonë që flakët kanë shpërthyer në zonën e çatisë së katedrales. Nga pamjet dallohet që maja e katadrales, rreth 93 metra e lartë, cilësuar si simboli i Parisit, që është rrafshuar plotësisht.
Për këtë ngjarje të rëndë ka reaguar edhe presidenti francez Emmanuel Macron.
“Notre-Dame e Parisit është përfshirë nga flakët. Emocioni i një kombi të tërë, Mendimi i të gjithë katolikëve dhe francezëve. Si të gjithë bashkë-kombasit e mi, jam i trishtuar këtë mbrëmje teksa shoh të digjet këtë pjesë tonën’, shkruan në Twitter presidenti francez.