Madeleine Albright vjen në Kosovë për festimet e 20 vjetorit të Çlirimit të vendit

9 Qershor, 2019 - 3:05 pm

Data 12 qershor do e gjej Madeleine Albright në Kosovë, ku ish-sekretarja e SHBA-ve, zonja më e respektuar për shqiptarët, do të jetë bashkëpjesëmarrëse në aktiviteteve për shënimin e 20-të vjetorit të lirisë së shtetit kosovar, ku me këtë rast do të mbajë një fjalim për ndërhyrjen e aleancës së NATO-s në Kosovë.

Sipas këshillit organizativ, eventi kryesor do të mbahet në sheshin “Skënderbeu”, duke filluar nga ora 11:00, dhe si shënim kryesor i kësaj date do të jetë jubileu i 20-të, përvjetor ky historik për Kosovën, duke ndarë dhe respektuar vlerat e lirisë, bashkëpunimit ndërkombëtar dhe paqes me miqtë dhe aleatet tanë perëndimor.

Njëkohësisht, ne po nderojmë të kaluarën tonë dhe vizionin tonë për paqe të qëndrueshme”, thuhet në njoftimin e këshillit organizativ. / KultPlus.com

Të ngjajshme