19 Dhjetor, 2017 - 9:45 am
Maja e Hekurave ndodhet në Alpet Shqiptare në rrethin e Tropojës, me lartësi 2561 metra. Shtrihet në lartësitë e luginës së Valbonës.
Cirqet e shumta akullnajore, që shtrihen gati në të gjitha anët e tij, i kanë dhënë majës një formë të mprehtë piramidale.
Majat kryesore të tij janë ajo e Alshinës (2295 m), maja e Zezë (2424 m) dhe maja e Dhive (2332 m). Sipas ATSH-së, ka dhe një legjendë për këto “thika” të mprehta malore që lidhen me përmbytjen e madhe, atë të Noes dhe se arka e tij paska ngecur në këto lartësi dhe aty ka lidhur hekurat e zinxhirëve të ankorimit.
Por më e rëndësishmja është se këto maja janë kthyer në një destinacion të rëndësishëm turistik për aventurierët e borës dhe lartësive.
Çdo fundjavë aty sheh të ngjiten të rinj nga vendi dhe kuriozë nga bota për t’i parë e prekur këto maja legjendare.
Bashkëpunëtori ynë i kësaj zone ka nisur një video ku pasqyrohet madhështia e këtyre majave./ KultPlus.com