“Malet me borë, si dallgë gjigante”, italianët mahniten nga peizazhi shqiptar

19 Janar, 2019 - 9:00 pm

Bora në majat e maleve tona në këtë dimër i ka mahnitur italianët, të cilët në rastet kur qielli është i kthjellët, i shohin në distancë nga vendi i tyre.

Që nga brigjet italiane, malet me borë të Shqipërisë duken si dallgë gjigante në blunë e qiellit. Të paktën këtë mesazh përcjellin disa foto të shkrepura nga një fotografe nga Lecce, Maria Pacoda.

Imazhet mahnitëse, që në horizont shfaqin malet e vendit tonë, janë bërë në zonën Santa Cesarea dhe janë publikuar nga e përditshmja italiane La Repubblica.

E përditshmja shkruan krahas fotove:

“Si një valë deti që përplaset me bregun. Me një shikim të shpejtë kështu të duket, por në të vërtetë është produkt i maleve shqiptare të zbardhura nga dëbora që shfaqen në horizont. Jemi në Salento dhe në fotot e Maria Pacodas edhe fokusi ndryshon. Por relievet janë shumë lehtë të dallueshëm edhe në sajë të qiellit të pastër. Kjo nuk është hera e parë që malet shqiptare duken përtej detit.”


Të ngjajshme