Manastiri i Ravenës, ndër bukuritë mistike të Gjirokastrës

30 Shtator, 2023 - 10:00 pm

Një nga bukuritë mistike të Gjirokastrës është Manastiri i Ravenës, i cili ndodhet 300 metra mbi fshatin Goranxi në zonën e Dropullit. Manastiri i kushtohet Fjetjes së Hyjlindëses Mari dhe është një nga monumentet e rralla me vlera arkitekturore e kulturore në Shqipëri.

Një mbishkrim i gdhendur në gurin mbi portën perëndimore të manastirit vërteton se ai u ndërtua në vitin 1600 prej hieromonakut Kristofor.

Çdo 15 gusht në manastirin e Ravenës, besimtarët dhe vizitorët e shumtë kremtojnë ditën kushtuar Shenjtores Mari.

Apsida e kishës është pesëfaqëshe. Mbi apsidën e murit jugor brenda kishës gjendet mbishkrimi: “Lutje e shërbëtorit të perëndisë Hjokë Quriakut, nga katundi Mashkullorë”. Mbi një vulë prej druri është shkruar: “Vula e së mbishenjtës Hyjlindëse, e mbiquajtur e ravenias, mbi katundin Goranxi 1622”./atsh/ KultPlus.com

Të ngjajshme