23 Shtator, 2023 - 3:30 pm
Teqeja e Melanit në Libohovë, monument kulture e kategorisë së I, është e përbërë nga një kompleks objektesh të ndërtuara mbi akropolin e qytetit të vjetër.
Ministrja e Kulturës, Elva Margariti bëri të ditur sot se “gjatë kësaj jave specialistët e DRTK Gjirokastër, në bashkëpunim me bashkinë e Libohovës dhe komunitetin fetar të Teqesë së Melanit kanë ndërhyrë në tre monumente të rëndësishme për nga vlerat arkitekturore, historike e fetare: teqe, ujësjellës e kala”.
“U punua për sistemimin dhe largimin e humusit, prerjen e bimësisë si dhe përmirësimin i hapësirave rreth këtyre monumenteve të kategorisë I”, tha Margariti.
E vendosur në një pozicion të veçantë historik dhe gjeografik, Teqeja e Melanit shërben si qendër fetare dhe pelegrinazhi për besimtarët myslimanë bektashi si dhe për vizitorë vendas e të huaj./ KultPlus.com