Margariti: Parku Arkeologjik i Apolonisë, perlë e trashëgimisë sonë kulturore

8 Gusht, 2023 - 11:37 am

Ministrja e Kulturës, Elva Margariti ftoi sot turistët vendas dhe të huaj që të vizitojnë Parkun Arkeologjik të Apolonisë.

“Në udhëtimin drejt Jugut, ndaloni në Parkun Arkeologjik të Apolonisë, një vend magjik, dëshmi e lavdisë së këtij qyteti dhe një perlë e trashëgimisë sonë kulturore”, shkroi Margariti në një postim në rrjetet sociale.

“Turistët e huaj kanë zgjedhur Apoloninë!”, theksoi ajo.

Parku Arkeologjik i Apolonisë mbetet tërheqës jo vetëm për  arkeologjinë dhe antikitetin por edhe për peizazhin natyror.

Turistët që drejtohen drejt Parkut Arkeologjik të Apolonisë do të gjejnë tashmë edhe një infrastrukturë rrugore të përmirësuar.

Me një gjatësi prej 18 km, kjo rrugë lidh zonën urbane të qytetit të Fierit me plazhin e Semanit dhe Darëzezës duke i dhënë një impuls të rëndësishëm zhvillimit të turizmit bregdetar.

Rruga e re drejt Parkut Arkeologjik të Apolonisë sjell më afër për të gjithë vizitorët edhe Kishën e Shën Mërisë, pjesë e Manastirit. / KultPlus.com

Të ngjajshme