Maska 1 000-vjeçare e fisit Maja i kthehet përfundimisht Guatemalës

15 Shtator, 2020 - 5:30 pm

Meksiko Siti, 15 shtator – Një maskë mbi 1 000-vjeçare e fisit të njohur të Majave, që u konfiskua në Belgjikë në vitin 2008, dhe u kthye në Guatemalë pas vitesh seancash gjyqësore, deklaroi qeveria e vendit të Amerikës Qendrore.

”Maska ishte vjedhur ilegalisht nga Guatemala nga trafikantë ndërkombëtarë”, theksoi Ministria e Jashtme guatemaleze në një deklaratë.

Maska në formatin e mozaikut prej guri përfaqëson Chac-un, perëndinë maja të shiut dhe daton prej epokës klasike të civilizimit Majan nga vitet 600 deri në 900 pas Krishtit.

Civilizimi i majave arriti kulmin në Meksikë, Guatemalë dhe Belize.

Pas 12 vitesh seancash gjyqësore, një gjykatë belge vendosi që maska ​​duhej të kthehej në Guatemalë dhe dorëzimi përfundoi në ambasadën e vendit të Amerikës Qendrore në Bruksel/DPA / KultPlus.com

Të ngjajshme