27 Janar, 2019 - 11:11 pm
Në Istog sot është mbajtur turneu tradicional i shahut “Uça 92”, kushtuar Tre Dëshmorëve të Shkollës Shqipe, shkruan KultPlus.
I pranishëm ishte edhe Kryetari i Komunës Haki Rugova ku edhe zyrtarisht e hapi këtë turnir i 27-tin me radhë. Në këtë turne kanë qenë të pranishëm shahistë nga klube të ndryshme, nga të gjitha trevat shqiptare.
Kjo është radhitja e pesë fituesve të kësaj loje.
Vendi i parë: Pasko Llambi –Shqiperi
Vendi i dytë: Nderim Saraçi – Kosovē
Vendi i tretë: Bedri Sadiku- Kosovë
Vendi i katertë : Abedin Idrizaj – Kosovë
Vendi i pestë: Endrit Uruqi – Kosovë
Duke qenë se Kosova ndodhej në kohën e okupimi serb, e nxënësit nuk lejoheshin të mbanin mësim në objekte shkollore, atëherë organizimi i mësimit në shtëpi private apo shtëpi- shkolla u bë një formë e re e mobilizimit që nxënësit të vazhdojnë mësimin në gjuhën shqipe. Muharrem Hysenaj, Bajram Hoxhaj e Hasan Hysenaj më 31 janar të vitit 1992 u vranë në mbrojtje të nxënësve të fshatit që ishin ndaluar nga forcat policore serbe rrugës për në shtëpi-shkolla. Sot shkolla e fshatit Uçë mbanë emrin e këtyre tre dëshmorëve./ KultPlus.com