6 Qershor, 2018 - 11:40 pm
Në aeroportin ndërkombëtar “Nënë Tereza” ka mbërritur disa minuta më parë një tjetër charter, kësaj radhe me turistë suedezë.
Lajmi u bë i ditur nga Krislen Keri, Drejtor Ekzekutiv pranë Autoritetit të Aviacionit Civil. Turistët suedezë do të vizitojnë Tiranën, Durrësin, Vlorën, Himarën, Sarandën etj.
Ministri i Turizmit, Blendi Klosi ka deklaruar se përgjatë këtij sezoni turistik do të mbërrijnë 300 chartera me turistë që do të vizitojnë Shqiperinë./ ata