15 Janar, 2021 - 11:57 pm
Arkeologët francezë kanë përshëndetur zbulimin “e jashtëzakonshëm” të mbetjeve të një fëmije të varrosur me një kafshë që duket të ketë qenë qen.
Fëmija mendohet të ketë qenë një vjeç, ishte varrosur në fillim të shekullit të parë, gjatë sundimit Romak, në një arkivol prej druri të gjatë 80cm i shënjuar me një etiketë dekorative hekuri.
Arkivoli ishte vendosur në një varr rrethuar me rreth 20 objekte, përfshirë vazo dhe enë qelqi që mendohet se kishin qenë vajra dhe ilaçe, gjysmë derri, copë të tjera mish derri dhe dy pula pa kokë, shkruan The Guardian.
Varri ishte zbuluar gjatë gërmimit në një zonë në aeroportin Clermont-Ferrand, në qendër të Francës, për një projekt që po zhvillohej aty.
Arkeologët thanë se gjetën edhe zbukurime bakri në formë kunjash të përdorur për të bashkuar arkivolin dhe një unazë hekuri 30cm të bashkangjitur me një shufër metalike që besohet të jetë lodër. Fundi i shufrës ishte në mes të këmbëve të një qenushi që ishte vendosur tek këmbët e fëmisë, jashtë arkivolit. Qeni kishte një qafore me dekorime bronzi.
Ata që morën pjesë në gërmim thanë se ishin emocionuar kur kishin gjetur një dhëmb qumështi i cili dukej se ishte i një fëmije më të madh, që mund të ketë qenë familjar i 1-vjeçarit. /Koha/ KultPlus.com