5 Gusht, 2022 - 5:00 pm
Muzeu Historik Kombëtar ka bërë bilancin e vizitorëve përgjatë muajit korrik.
Shifrat tregojnë për një numër të madh vizitorësh, vendas e të huaj, por përveç tyre ka edhe një numër të konsiderueshëm vizitorësh online.
Në muajin korrik të këtij viti, Muzeu Historik Kombëtar është vizituar nga 1371 vizitorë vendas. Numri i turistëve të huaj është më i lartë, duke arritur në 3165 dhe vizitorë online grup 447 persona, pra në total 5614 vizitorë.
Muzeu Historik Kombëtar është institucioni muzeor më i madh në Shqipëri dhe një nga më të rëndësishmit. Në të gjenden objekte që i përkasin një periudhe relativisht të gjatë kohore, duke filluar nga mijëvjeçari IV para Krishtit e deri në gjysmën e dytë të shekullit XX.
Muzeu Historik Kombëtar është i ndarë në pavijone: Pavijoni i Lashtësisë, Pavijoni i Mesjetës, Pavijoni i Rilindjes Kombëtare, Pavijoni i Pavarësisë, Pavijoni i Ikonave, Pavijoni i Luftës Antifashiste Nacional-Çlirimtare dhe Pavijoni i Terrorit Komunist. /atsh/ KultPlus.com