Media franceze më 1932: Shqipëria, një vend ku futbolli po zhvillohet me hapa të shpejtë

2 Qershor, 2019 - 11:30 am

Nga Aurenc Bebja

“L’Auto” ka botuar, të dielën e 5 qershorit 1932, në faqen n°5, një shkrim në lidhje me zhvillimin dhe popullarizimin e futbollit në Shqipëri, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar : 

                                                             Futbolli në Shqipëri

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Ka filluar një kapitull të ri në historinë e futbollit shqiptar që nga pranimi i Shqipërisë në F.I.F.A.

Ajo që është bërë deri tani është rezultat vetëm i viteve të fundit, por është bërë punë e mirë, pasi gjatë kësaj periudhe të shkurtër, futbolli është popullarizuar në një mënyrë të konsiderueshme, shumë ekipe u formuan dhe u krijua një kampionat kombëtar.

Në 1930 dhe 31, Sportklub Tirana u shpall kampion i Shqipërisë para ekipeve të Korçës, Vlorës, Durrësit, Shkodrës dhe Elbasanit. Në vitin 1930, u krijua një kupë për ushtrinë nga Ministria e Mbrojtjes Kombëtare dhe në vitin 1931 u krijua një kampionat shkollor.

Ekipet shqiptare kanë luajtur tashmë kundër atyre franceze dhe angleze. Megjithatë, kundërshtarët e tyre të zakonshëm janë klubet italiane, jugosllave dhe greke.

Që prej dy vitesh funksionon një kurs arbitrash që ka dhënë rezultate të shkëlqyera.

https://www.darsiani.com/la-gazette/media-franceze-1932-shqiperia-nje-vend-ku-futbolli-po-zhvillohet-dhe-popullarizohet-me-hapa-te-shpejta/.

Të ngjajshme