Memoriali me gabime drejtshkrimore

12 Qershor, 2018 - 5:50 pm

Pllaka memoriale në nderim të ushtarëve të KFOR-it që kanë rënë gjatë shërbimit në Kosovë, është përuruar sot në sheshin “Nënë Tereza” në Prishtinë.

Në pllakën memoriale janë tri gabime drejtshkrimore.

Fjalia me drejtshkrim është dashur të shkruhej: “Në kujtim të burrave dhe grave që kanë shërbyer me partnerët e tyre në KFOR dhe kanë dhënë jetën si rezultat i shërbimit të tyre. Ne nderojmë dhe përkujtojmë sakrificën e tyre”.

Pllakata e përuruar ka të shkruar gabimisht fjalën “si rezultat i shërbimit të tyre” pasi është e shkruar bashkë “si rezultati shërbimit të tyre”.

Përveç këtij gabimi, në pllakatë fjala “sakrificën” është e shkruar “sakrificen”, pra, në vend të shkronjës “ë” aty është vendosur “e”-ja.

Autorët e këtij memoriali kanë bashkuar edhe dy fjalë në gjuhën serbe. Në këtë pllakatë të bashkuara janë fjalët “Rezultatnjihove”. / KultPlus.com

Të ngjajshme