Merr flakë parku i Gërmisë, zjarrfikësit në vend të ngjarjes

13 Nëntor, 2018 - 7:18 pm

Një zjarr i madh ka kapluar parkun e Gërmisë në Prishtinë në orët e pasdites.

Rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ajo tha se rreth orës 17:00 janë njoftuar për një zjarr në parkun e Gërmisë dhe se policia dhe zjarrfikësit janë nisur për në vendin e ngjarjes duke mos dhënë detaje të tjera.

Nuk dihet nëse ka të lënduar dhe rrethanat në të cilat është shkaktuar ky zjarr.

Ndërkohë që ende po bëhet përpjekje për ta shuar zjarrin.

Fatime Hajdari, drejtoreshë për Parqe në Komunën e Prishtinës, ka thënë se zjarri është lokalizuar, por ka shtuar se nuk e di saktësisht se çka e ka shkaktuar këtë zjarr.

Ajo dyshon se mund të ketë ardhur si pasojë e vrapuesve apo kalimtarëve nga pakujdesia, pasi, siç thotë ajo, ndezja e parqeve aktualisht është shumë e lehtë pasi ka shumë thatësi.

“Tash jemi pak më të qetë pasi zjarri i madh është lokalizuar, ndonëse u duk se mund të jetë i përmasave më të mëdha”, ka thënë ajo për RTV21.

Të ngjajshme