10 Shkurt, 2019 - 8:30 pm
Naxhije Buçnica me profesion mësuese ka dhënë një kontribut të veçantë në shkollimin e vajzave, shkruan KultPlus.
Ajo ishte e ftuar në emisionin JETA në KTV, bashkë me bashkëshortin e saj, Fahri Buçinca, ku treguan për kontributin e tyre në këtë fushë.
Naxhije Buçnica gjithë jetën ia kushtoi emancipimit të gruas dhe shkollimit të saj. Ajo tregon se gjatë kohës së regjimit të Millosheviqit, ata u fokusuan në gjetjen e vajzave që nuk lejoheshin nga kryefamiljarët të shkonin në shkollë.
“Kur ishim në regjimin e Millosheviqit u pa e nevojshme që ne duhet të shkonim në këmbë, pa ndihmën e askujt. Filluam të merrnim emrat e vajzave që nuk shkoni në shkollë. Afro 200 femra brenda një muaji, i futëm në shkollat, pra ku ishin shkollat e mesme që ishin të orientuara në Vushtrri se aty na njohën dhe prej aty filluam atë që pasoi me fondacionin për shkollimin e vajzave, kryesisht të fshatrave. Ne i testojshim prindërve, femrat ishin pro por nuk guxojshin prej kryefamiljarit, sepse nëse kishin një euro, ia dedikonte djalit, vajza sikurse nuk ishte pjesë e familjes e diskriminojshim”, ka thënë Buçnica në emisionin JETA në Ktv.
Deri më sot ka shkolluar 900 femra. Akoma vazhdon ta bëjë këtë. Në JETA ajo ka thënë se bashkëshorti i saj ishte dhe mbetet krahu i djathtë i saj.
Fotografia në ballinë: Oral History Kosovo