Meta: Aktet e Lidhjes së Prizrenit të gjalla përjetë

10 Qershor, 2018 - 11:40 am

Shënimi i 140-vjetorit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit në Kosovë ka nisur me vënien e gurthemelit të kompozicionit të shtatoreve të udhëheqësve të qeverisë së saj, një organizim i Kryeministrisë së Kosovës, që së bashku me qeveritë e Shqipërisë dhe Maqedonisë, në kuadër të shënimit edhe të vitit mbarëkombëtar të Gjergj Kastrioti Skënderbeut, kanë nderuar edhe veprën e heroit tonë kombëtar.

Atje po qëndron edhe presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, i cili tha se Lidhja e Prizrenit u përball me heshtjen e fuqive të mëdha për çështjen e shqiptarëve.

“Lidhja nuk jetoi gjatë, por aktet e saj janë të gjalla përjetë. Lidhja shkaktoi një jehonë të madhe në rajon e botë, ndaj dhe nuk është një relikë historike, por një vepër frymëzuese. Lidhja është një frymëzim për të rinjtë shqiptarë. E paharruar vepra e themeluesve të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit”, tha Meta./ KultPlus.com

Të ngjajshme