26 Qershor, 2021 - 6:24 pm
Pasuritë nëntokësore të Shqipërisë kanë tërhequr gjithnjë vëmendjen e gjeologëve të huaj. Në fillim të shekullit të kaluar, janë të shumta ekspeditat e gjeologëve italianë, austriakë apo hungarezë që kanë bërë studime serioze për rezervat e Shqipërisë.
Por nuk janë vetëm studimet e gjeologëve të huaj që kanë shërbyer për të vlerësuar burimet minerare të vendit. Një ndër gjeologët e parë shqiptarë ishte Injac Ndojaj. Ai lindi në vitin 1913 në Shkodër dhe u nda nga jeta në vitin 1993. Ndojaj konsiderohet si gjeologu i parë shqiptar.
Në vitin 1936 ai ndoqi studimet e larta në Universitetin Mbretëror të Torinos në Itali, ku në vitin 1940 do të diplomohej në degën e Shkencave të Natyrës. Teza e tij e diplomës do të ishte një studim për pasuritë minerare të Pukës.
Ndojaj ishte një njeri aktiv edhe në shtypin e kohës ku do të publikonte studimet e tij që merrnin në konsideratë edhe studimet e mëparshme të kryera nga gjeologët e huaj. Një prej studimeve të tij për pasuritë minerare të Shqipërisë do të botohej në revistën “Hylli i Dritës” në vitin 1941.
Mëposhtë, studimi i plotë
Marrë nga TV Scan/ KultPlus.com