19 Nëntor, 2024 - 3:00 pm
Ministri i Ministrisë për Kulturë, Rini dhe Sporte Hajrulla Çeku ka bërë të ditur se janë hapur procedurat e prokurimit për rinovimin e dy objekteve kulturore.
Më poshtë është njoftimi i plotë i ministrit Çeku.
Vazhdon modernizimi i hapësirave kulturore
Pas hartimit dhe miratimit të projekteve zbatuese, kemi shpallur procedurat e prokurimit për punime rinovimi në dy hapësira të rëndësishme kulturore:
Galeria Kombëtare e Kosovës, Prishtinë (1.7 milion euro)
Kinemaja e qytetit “Lumbardhi”, Prizren (1 milion euro)
Me këtë seriozitet infrastruktura kulturore nuk është trajtuar asnjëherë më parë./ KultPlus.com