Ministri Çeku për vendosjen e 23 aseteve në listën e trashëgimisë kulturore: Po formojmë identitetin kolektiv dhe kulturën tonë

7 Tetor, 2023 - 8:58 pm

Ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku me rastin e vendosjes së 23 aseteve të reja në listën e trashëgimisë kulturore, ka thënë se duke i mbrojtur pasuritë e Kosovës, janë duke kontribuar në formimin e identitetit kolektiv duke i kujtuar ngjarjet e së kaluarës, KultaPlus.

Ministri Çeku, përmes një njoftimi në facebook ka thënë se vendosa e 23 aseteve në listën e trashëgimisë kulturore, në mbrojtje të përkohshme, po shënon një rrugëtim historik dhe kulturor të vendit.

Postimi i Ministrit Çeku në facebook:

Listës së trashëgimisë kulturore në mbrojte të përkohshme i janë shtuar edhe 23 aset të reja

Lista e trashëgimisë kulturore në mbrojtje të përkohshme pasurohet me 23 asete të reja që shënojnë rrugëtimin historik dhe kulturor të vendit.

Nga shtëpitë tradicionale, shkolla e parë shqipe e fillim shekullit të XX-të e kulla deri tek monumentet që pasqyrojnë historinë e fundit, në tërë territorin e Kosovës janë vlerësuar pasuri materiale dhe shpirtërore.

Në këtë listë janë shtuar afreskat e periudhës Romake të Dresnikut, Guri i Nënës Pashkë, aset me vlera të jashtëzakonshme shpirtërore, ndërtesa e lokalit Panda në Pejë dhe po ashtu ish spitali ushtarak në Drenas që shënojnë ngjarje historike.

Duke mbrojtur asetet tona, po kontribuojmë në njohjen dhe kuptimin e historisë së Kosovës teksa duke i kujtuar ngjarjet e kaluara formojmë identitetin kolektiv dhe kulturën tonë./KultPlus.com

Të ngjajshme