19 Dhjetor, 2017 - 11:57 am
Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, po viziton Republikën e Turqisë, ku do të nënshkruajë Marrëveshjen ndërshtetërore Kosovë-Turqi, për bashkëpunim në fushën e kulturës.
Në kuadër të vizitës dy ditore që Ministri Gashi po zhvillon në Republikën e Turqisë, do të realizojë takime me Ministrin e Sportit dhe Rinisë, Osman Aşkın Bak, me Ministrin e Kulturës dhe Turizmit, Numan Kurtulmuş, me të cilin edhe do të nënshkruajë marrëveshjen e bashkëpunimit ditën e nesërme.
Ministri Gashi po ashtu do të vizitojë Qendrën e Kulturës Shqiptare “Sami Frashëri” në Ankara, Institutin Yunus Emre, Drejtorinë për Turqit jashtë Shtetit dhe Komunitetet Farefisnore (YTB).
Vizita do të realizohen edhe në Parlamentin e Republikës së Turqisë dhe në Radio Televizionin e Turqisë, në redaksinë e gjuhës shqipe të këtij mediumi./KultPlus.com