12 Tetor, 2017 - 1:28 pm
Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, priti sot në një takim Ambasadorin e Hungarisë në Kosovë, Márkusz László. Në takim u diskutuan çështjet që kanë të bëjnë me bashkëpunimin mes MKRS-së dhe Ambasadës së Hungarisë, në fushat e kulturës dhe sportit.
Ministri Gashi e vlerësoi bashkëpunimin e deritashëm, duke veçuar faktin se Hungaria e ka përkrahur Kosovën në procese të rëndësishme, dhe po e dëshmon këtë duke mbështetur projekte konkrete, sidomos ato që janë të interesit të MKRS-së.
Ministri shprehu gatishmërinë e tij të plotë që të bashkëveprojë në koordinim me ambasadën për të realizuar punë konkrete që janë të interesit dypalësh në të mirë të avancimit të fushave që janë nën domenin e MKRS-së, të pasurimit të jetës kulturore e sportive në vendin tonë.
Ndërsa, ambasadori László e falënderoi ministrin për pritjen dhe e uroi për marrjen e detyrës. Ambasadori tha se Kosova e Hungaria do të vazhdojnë të jenë përkrah njëra-tjetrës edhe në të ardhmen. Ai rikonfirmoi se mbështetja e Ambasadës në projekte të ndryshme do të vazhdojë, në avancimin e kulturës e sportit në Kosovë./KultPlus.com