28 Dhjetor, 2018 - 9:30 am
Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, e ndalon muzikën në mbrëmjen e organizuar për fundëvit me punëtorët e kësaj ministrie.
Kjo është bërë nga Ministri Fatmir Matoshi, për respekt të humbjes së jetës në detyrë të policit të Kosovës në Istog, tashmë të ndjerit Izet Demaj.
Gjatë kësaj mbrëmje ishte planifikuar të kishte edhe muzikë dhe festë, mirëpo ministri Matoshi duke shprehur dhimbjen për vrasjen e policit dhe ish-ushtarit të UÇK-së, Izet Demajt, ka vendosur që të mos ketë muzikë dhe të respektohet kujtimi për të ndjerin.
Ministri ka shprehur dhembje të thellë dhe njëherësh i ka shprehur ngushëllime familjes, kolegëve dhe gjithë qytetarëve të Kosovës për humbjen e rëndë./GazetaAlo/ KultPlus.com