Ministria e Kulturës, mbështetje brandimit të prodhimeve artizane

4 Janar, 2023 - 9:00 pm

Artizanët në Pazarin e Vjetër të Krujës, janë bërë pjesë e projektit të financuar nga BE-ja “Artizanët mes të shkuarës dhe të ardhmes” dhe po zbatohet nga Ministria e Kulturës, në mbështetje të promovimit dhe brandimit të prodhimeve artizane, që janë mjaft të kërkuara nga vizitorët vendas dhe të huaj.

Deri tani janë përfshirë 15 artizanë të cilët kanë kryer 9 sesione trajnimi për aftësimin digjital, marketimin dhe brandimin e prodhimeve të artizanëve të Krujës, që vlerësohen asete të paçmuar të etnografisë shqiptare.

Pazari unik i Krujës është një nga pikat më atraktive që ky qytet ofron në çdo stinë, për vizitorët dhe turistët e ndryshëm.

Kryesisht gratë artizane krutane me pasionin dhe dëshirën e tyre po vijojnë ta ripërtërijnë  aktivitetin në krijimin e prodhimeve artizane në Pazarin e Krujës, aty ku tradita “kuvendon” aq bukur në punimet e larmishme të zejtareve të zonës.

Ky projekt synon t’i japë mbështetje dhe një hov të ri zhvillimit të këtij aktiviteti të hershëm që po trashëgohet tek brezat e rinj krutanë./atsh/ KultPlus.com

Të ngjajshme