Ministria e Kulturës organizon ‘Konkursin Mbarëkombëtar të Krijimtarisë Muzikore’

11 Dhjetor, 2018 - 6:06 pm

Ministria e Kulturës e Republikës së Shqipërisë, në kuadër të vitit 2018, shpallur nga qeveria shqiptare “Viti mbarëkombëtar Gjergj Kastrioti-Skënderbeu”, në bashkëpunim me Teatrin Kombëtar të Operas, Baletit dhe Ansamblit Popullor , me përparësi për të aftësuar kapacitetet krijuese për artistë me ide inovative organizon dhënien e çmimeve të “Konkursit Mbarëkombëtar të Krijimtarisë Muzikore” në zhanret e mëdha të muzikës skenike: opera, balet dhe muzikal.

Ky konkurs synon të zhvillojë krijmtarinë muzikore dhe të nxjerrë në pah talentin, artin dhe frymëzimin e artistëve në këto gjini dhe kërkon të inkurajojë artistët në këto gjini të muzikës skenike, duke promovuar kreativitetin, afirmimin dhe dialogun në botën emocionuese të Muzikës, në një konkurs mbarëkombëtar.

Në zhanrin e muzikës skenike Opera merr pjesë në konkurs:
Vasil S. TOLE – Opera Solemne – Skënderbeu Kryezoti i Arbërit me libret të Theofan Stilian Nolit dhe Vasil S. Tole

Në zhanrin e muzikës skenike BALET merr pjesë në konkurs:
Fatos QERIMAJ– Balet – Eho Skënderbejane-me libret të Petrit Rukës

Në zhanrin e muzikës skenike BALET merr pjesë në konkurs:

Jetmir ZAGANJORI – Balet Ballkan Exspres – me libret të Stefan Çapalikut

Veprën e tyre ju ftojmë ti ndiqni në natën e madhe të ndarjes së çmimeve në arTurbina në datën 14 dhjetor – ora 19:00.
Hyrja në koncert është e lirë, mjafton të konfirmoni me një mesazh në inbox në rrjetet sociale të Ministrisë së Kulturës./KultPlus.com

Të ngjajshme