4 Janar, 2020 - 7:30 pm
Këshilli Kombëtar i Restaurimeve ka miratuar projektin e restaurimit “Kisha e Shën Todrit, Kadipashaj”, Lushnjë, më e vjetra në zonën e Myzeqesë dhe daton që në shekullin e XIII.
Projekti i hartuar nga Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore parashikon ndërhyrje konservuese dhe restauruese në elementët konstruktivë të kishës.
Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore mirëpret çdo bashkëpunim dhe mbështetje që kontribuon në ruajtjen e trashëgimisë sonë kulturore.
Kisha e Shën Todrit, e cila mendohet se është e dyta më e vjetër pas manastirit të Ardenicës mbart në vetvete jo vetëm vlera historike e fetare, por edhe arkitekturore.
Afreskët dhe të gjitha punimet e drurit të ikonostasit janë origjinale dhe unike në llojin e vet.
Në periudhën e mesjetës ka shërbyer si manastir e më vonë rreth viteve 1800 si kishë. Ky fakt vërtetohet nga konaqet që kanë shërbyer për bujtësit e manastirit përbri me objektin. /KultPlus.com