4 Dhjetor, 2018 - 10:42 pm
“Interesimit të disa miqve dhe gazetarëve për “zbulimin” e fundit në lidhje me vendodhjen e vendvarrimit të kokës se Ali Pasha Tepelenës mund t’ju them se: Vendodhja e gurëve të varrit të Aliut djemve dhe nipërve të tij është mjaft i njohur.
Përpjekje për rikthimin e tij në Shqipëri janë bërë që në periudhën komuniste por pa asnjë rezultat.
Po kështu për 100 vjetorin e Pavarësisë u bënë përpjekje nga Qeveria Berisha dhe në veçanti nga Jozefina Topalli për sjelljen e Kokës së Pashait. Pala Turke ishte mjaft evazive”. Kështu shkruan Auron Tare,i njohur për lidhjen e tij me historinë e trashëgiminë kulturore në faqen e tij në Facebook, referuar diskutimeve të fundit mbi varrin e Ali Pashë Tepelenës.
Në 2016 konsulli Shqiptar në Stamboll e ribëri edhe një përpjekje tjetër për ketë çështje në bashkëpunim edhe me një kërkesë nga Kryetari Bashkisë se Tepelenës. Pala turke ishte përsëri evazive.
Arsyeja përse pala turke ka qenë gjithmonë evazive në ketë çështje e “zbuloi” Prof Tutuncu, një studiues i historisë otomane.
Në gazetën “Akşam Gazeta” e 7 Haziran 1934, thuhet se eshtrat e Aliut, djemve dhe nipërve të tij janë vendosur në një varr masiv së bashku me shumë eshtra të personaliteteve Otomane.
Kjo për arsye të hapjes së rrugës që kalonte afër Portës, ku për traditë vendoseshin Kokat e prera të zyrtareve Otomane. Duhet thënë së djemtë e Aliut u vranë në Ankara dhe Kutahy.