21 Qershor, 2018 - 3:17 pm
Ekipi Olimpik i Kosovës do të marrë pjesë në lojërat mesdhetare “Tarragona 2018” me 40 sportistë në 12 sporte të ndryshime, që do të përfaqësojnë vendin tonë.
Gjatë ditës së djeshme, para se ekipi i Kosovës të niset për në Lojërat Mesdhetare “Tarragona 2018”, kampionia olimpike në xhudo, Majlinda Kelmendi, e ka pranuar Flamurin shtetëror nga Presidenti Hashim Thaçi.
Kurse, gjatë ditës së sotme, me të mbërritur delegacioni i Kosovës në Fshatin Mesdhetar të Lojërave Mesdhetare që do të mbahen në Tarragona të Spanjës, është ngritur flamuri i Kosovës në ceremoni, me ç’rast u intonua edhe himni i shtetit tonë. /Insporti.com