4 Mars, 2019 - 11:30 am
Organizata shqiptaro-amerikane e grave “Motrat Qiriazi”, ka mbledhur dhe nderuar në New York, disa aktivistë dhe donator për çmime vjetore, dhe ka grumbulluar fonde për një Muze hebraik në qytetin e Prizrenit.
Kryetarja e kësaj organizate, avokatja Beti Beno, tha se organizata që drejton ajo merret me emancipimin e grave dhe në aktivitete të ndryshme, duke ndihmuar shkollat, artin, kulturën.
Përpos që ndihmojnë dhe vazhdojmë të ndihmojnë dhe kontribuojmë në shkolla kulturë dhe artë, ne me aq sa mundemi, do të vazhdojmë edhe më tutje të ndihmojmë duke i mirëpritur kërkesat e komunitetit”, tha kryetarja Beno.
Në anën tjetër, kjo organizatë përveç se nderoj me çmime disa personalitete shqiptaro amerikane, ajo kishte edhe një mision tjetër të veçantë, pra të ndihmoj në grumbullimin e fondeve për një Muze shqiptaro-hebraik, që do të shërbej edhe si qendër e bashkësisë hebraike të Kosovës,
Bëhet fjalë për renovimin e një ndërtese të vjetër në Prizren, ku komuna e Prizrenit, I ka dhënë për përdorim bashkësisë hebraike të Kosovës.
Për këtë ndërtesë, biznesmenët shqiptaro amerikanë- Harry Bajraktari dhe Rrustem Gecaj, janë ata që po e mbështesin me fonde këtë Muze, që do t’i shërbejë qëllimit humanitar të promovimit të tolerancës .
Pasi përshëndeti të pranishmit në këtë ngjarje, duke ju dëshiruar mirëseardhje, biznesmeni bajraktari, tha se Ky Muze, është edhe një qendër komunitare dhe të tregoj historinë e hebrenjve shqiptar dhe historinë e besës dhe bujarisë shqiptare.
“Rrustem Gecaj dhe unë jemi angazhuar të grumbullojmë 50 mijë dollarë për Muzeun në fjalë, dhe deri më tani kemi grumbulluar 30 mijë dollar, ku deri në fund të këtij muaji, do të arrimë shumën deri në 50 mijë dollarë”, tha Bajraktari.
Ai falënderoj të gjitha ata të kontribuuan në këtë fond, duke thënë se i respekton të gjithë për bujarin që kanë treguar.
Megjithatë, ky projekt do të realizohet me mbështetjen e ligjvënësit Eliot Engel, kryetar i Komisionit për Punë të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve.
Në emër të ligjvënësit, në këtë mbrëmje foli bashkëshortja e tij, Pat Engel, e cila tha se ngritja e një muzeu të ri, dhe të bukur në një vend me shumicë myslimane, në një qytet me tre fe të ndryshme, tregon se është e mundur se njerëzit me besime të ndryshme fetare të jetojnë së bashku në paqe dhe në harmoni.
Ndërkaq, shefja e Misionit Diplomatik të Republikës së Kosovës në New York, Teuta Sahatqija, tha se Qeveria e Kosovës, tashmë e ka dhënë ndërtesën , komuna e Prizrenit i ka dhënë të gjitha lejet për Muzeun, por ajo ndërtesë, me ndihmën e komunitetit shqiptaro-amerikan, o të bëhet shtëpi.
“Shqiptarët edhe kësaj here dëshmojnë, se jo vetëm në luftën e dytë botërore, i kanë shpëtuar hebrenjtë prej holokaust, por po e dëshmojnë çdo ditë që janë afër dhe janë njerëz të ndershëm dhe që janë aty ku nevojiten”, tha ajo.
Kurse, ambasadorja e Shqipërisë në Organizatën e Kombeve të Bashkuara , Besiana Kadare, shprehu mbështetjen për organizatën “Motrat Qiriazi”.
Ajo falënderoj të gjithë komunitetin, posaçërisht ata që po mundohen ta mbajnë të gjallë gjuhën, kulturën dhe traditën shqiptare.
Përndryshe, organizata e grave “Motrat Qiriazi”, nderoj një numër të konsiderueshëm të personaliteteve shqiptaro-amerikane, të cilët kanë luajture rol të rëndësishëm dhe që janë dalluar në Amerikë.
Sopranoja Lindita Mezini- Lole, u nderua me çmimin ‘Gruaja e vitit’, kurse, Afërdita Osmani, u nderua me çmimin “Mësuese e Vitit”, ndërkaq, Dino Erbeli, për filantropi që ndihmon me fonde për fëmijët pranë organizatës , dhe në fund pianistja Hermina Gjoni për kontribut të shquar në arte dhe edukim. / Lumturije Bekaj/ KultPlus.com