9 Nëntor, 2018 - 7:10 pm
“Mrizi i Zanave” është restorant e qendër agroturizmi në Fishtë, pranë Lezhës Një vend ku rendin turistë e qytetarë nga e gjithë Shqipëria, bile dhe nga Kosova, të cilët shkojnë në restorantin “Mrizi i Zanave” në Lezhë. Edhe të huaj, turistë dhe diplomat. Një vend i mahnitshëm, por mbi të gjitha me gatime nga më të mirat, me një kulturë sherbimi jashtëzakonisht cilësore.
Tek “Mrizi i Zanave”, i cili ka marrë emrin e veprës poetike të Gjergj Fishtës, nuk mblidhen zanat, por qytetarë shqiptarë nga të gjitha viset e të huaj që vijnë për të shijuar kuzhinën tradicionale me produkte ekskluzivisht të zonës. “Mrizi i Zanave” i shtrirë në një kodrinë të gjelbër ka si moto refuzimin e rendjes së përditshme, qetësinë, reflektimin, që përforcohet edhe nga Shtegu i Mendimit, një shteg në natyrë, ku në dru janë skalitur vargjet e poetit Gjergj Fishta.

Idenë për hedhjen e hapit të parë të agroturizmit në Fishtë e pati romantiku i fshatit Altin Prenga. 34 vjeçari rrëfen, se pas qëndrimit 11-vjet në Itali, ai donte të bënte diçka vetë, të ikte nga imazhi i emigrantit. Tradita e një familjeje kuzhinierësh i erdhi në ndihmë, por edhe një ide që njihet në perëndim, thotë ai. “Mbledhja bashkë edhe në Shqipëri e nostalgjikëve të fshatit”, ata që e duan fshatin si një strehë qetësie, larg zhurmës urbane. Ajo që miqtë e Altin Prengës e quajtën „çmenduri” , rezultoi si një histori suksesi jo vetëm për Fishtën, por madje më gjerë në zonën e Zadrimës thotë Altini për radion gjermane.
Planet e Altin Prengës për burgun e Fishtës
Altin Prenga ka edhe një plan tjetër për të ndryshuar vendlindjen e tij. Kthimin e burgut famëkeq të Fishtës, një ndërtesë 150 metra larg restorantit “Mrizi i Zanave” në një polilaborator për zonën. “Këtë burg, rreth 1000 metra ndërtesë e gjatë ne e kemi rikonstrukuar, brenda tij duam të bëjmë një vend ku përpunojmë qumështin, reçelërat e marmeladën duke shfrytëzuar të gjitha frutat e fermerëve të zonës, një vend ku përpunojmë pastërma dhe proshuta, pra një qendër, që i rijep jetë një vendi, që ka qenë dikur vend i trishtë dhe hyn në funksion për të gjithë fermerët e zonës .” Nuk ka fjalë që e përshkruan “Mrizin e Zanave”, por duhet shkuar dhe shijuar./kohajone.com/ KultPlus.com