Muaji i luftës kundër kancerit të gjirit edhe këtë vit ju fton për ecjen tradicionale (VIDEO)

2 Tetor, 2018 - 6:02 pm

Qendra e Kosovës për Luftimin e Kancerit të Gjirit “JETA/VITA”, si organizatë joqeveritare, e themeluar në vitin 2006 me qëllim të informimit dhe vetëdijesimit të grave për sëmundjen e kancerit të gjirit, bashkë me miqtë e shumtë, vite me radhë, me mënyra të ndryshme të organizimit, ka bëre përpjekje që të prezantojë gjendjen e vështirë në Kosovë, dhe t’ia adresojë institucioneve përgjegjëse, duke pritur nga to përkrahje më të madhe.

Në kuadër të Tetorit – Muaj Ndërkombëtar i Luftës Kundër Kancerit të Gjirit, “JETA/VITA, çdo vit organizon punëtori, ligjërata, takime me gra dhe një sërë aktivitetesh tjera nëpër komunat e Kosovës.

Këtë vit, fushata mediale e cila filloi qysh mbrëmë, datë 1 tetor, na përcjellë një video që përçon mesazhe ndërgjegjësimi nga fëmijët të cilët ju drejtohen gjysheve, nënave, hallave, tezeve, shoqeve e të gjitha femrave për kontrolle të përhershme, duke u shprehur me fjalët: “Ne kemi nevojë për ju”, “Ne ju duam shumë” etj.

Gjithashtu në këtë video flet edhe aktorja Shengyl Ismaili, e cila fton për ecjen tradicionale në sheshet e Prishtinës. Ecja do të mbahet më 20 tetor, ora 12:00 para Teatrit Kombëtar të Kosovës. /KultPlus.com

Të ngjajshme