Muzetë e Kalasë së Argjirosë gjatë vitit 2023 janë vizituar nga 20.000 turistë

10 Janar, 2024 - 9:35 am

Gjatë vitit 2023 muzetë që përfshihen në kalanë e Argjirosë janë vizituar nga mbi 20 mijë turistë.

Ciceronia pranë këtyre muzeve, Albana Ismaili gjatë fjalës së dhënë  për mikrofonin e Radio Televizionit Shqiptar është shprehur se pjesa dërrmuese e turistëve kanë ardhur nga Italia, Spanja dhe nga Shtetet e bashkuara të Amerikës.

Ismaili ndërkaq ka shtuar se pavijonet që janë më të frekuentuara nga vizitorët janë ai i muzeut të armëve dhe pavijoni i etnografisë në muzeun Gjin Zenebishi. Muzeumet e kalasë së Argjirosë disponojnë në fondet e veta 750 artefakte. / rtsh / KultPlus.com

Të ngjajshme