26 Korrik, 2017 - 6:29 pm
Muzeu Historik dhe Etnografik në Krujë si dhe Muzeu Historik Kombëtar “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” i njohur edhe si Muzeu i Skënderbeut dhe Muzeu i Krujës, janë shndërruar ndër vendet më të vizituara në Shqipëri, përcjellë KultPlus.
Vetëm për 6-të mujorin e parë të vitit numri i vizitorëve shënon shifrën e rreth 15 mijë vizitorëve në të dyja muzeumet. Interesi në rritje vazhdon edhe në ditët e nxehta të verës.
Muzeu Historik Kombëtar “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” si dhe Muzeu Historik dhe Etnografik janë të hapur çdo ditë për vizitorët nga ora 9:00 deri në orën 19:30. / KultPlus.com