27 Gusht, 2021 - 3:00 pm
Vijon puna për restaurimin e mozaikut në fasadën e Muzeut Historik Kombëtar.
Ministrja e Kulturës, Elva Margariti është shprehur sot në një postim në rrjetet sociale se, ky është një projekt madhor i mundësuar falë programit “EU4Culture”, zbatuar nga UNOPS.
Margariti ka theksuar se në këtë proces po japin ndihmën e çmuar edhe autorët e mozaikut.
Një ndër ta, ka nënvizuar Margariti është edhe Agim Nebiu, i cili ndau me specialistët që po punojnë për restaurimin, disa nga “sekretet” e mozaikut.
“Vijon puna për restaurimin e mozaikut në fasadën e Muzeut Historik Kombëtar, një projekt madhor i mundësuar falë programit EU4Culture, zbatuar nga UNOPS. Në këtë proces po japin ndihmën e çmuar edhe autorët e mozaikut. Një ndër ta, Agim Nebiu, i cili ndau me specialistët që po punojnë për restaurimin, disa nga “sekretet” e mozaikut”, ka shkruar Margariti./atsh/KultPlus.com